Drogë e braktisur në brigjet e Brindizit, policia tregon se nga ka ardhur

496
Një sasi e madhe mariuane e prodhuar sigurisht në malet shqiptare u gjet dhe iu nënshtrua konfiskimit nga një patrullë e stacionit policor të Ostunit shkruan media italiane. Ngjarja ndodhi në zonën Pilone. Ndoshta paketa e madhe e drogës ishte pjesë e ngarkesës së një anijeje gomene që ka rënë në det gjatë kalimit në brigjet e Brindisit, ose u braktis qëllimisht gjatë një operacioni të ndjekjes nga policia
Policia raporton se pakoja më drogë lundronte në një distancë të shkurtër nga buza e ujit, dhe sapo u hap, u zgjerua përmbajtja e saj e përbërë nga dhjetë qese prjj rreth 2.5 kg marihuanë. Në total, droga e konfiskuar arrinte në 27 kilogramë, për një vlerë në tregun me pakicë prej rreth 40 mijë euro.


Sigal