Droga në Fier, përgjimet qysh nga gushti kur u soll në shtëpinë e Çervenakut

111
Sigal

Detaje të reja zbulohen nga kapja e sasisë së drogës dhe gjetjes së një laboratori droge në Frakull e Madhe të Fierit.

Kamionët e policisë  u ngarkuan me rreth 200 thasë të mbushur me pleh kimik dhe drogë që u gjetën në këtë zonë.

Thasët  u gjetën në oborrin e banesës së Viktor Çervenakut, ish-kryetari i njësisë administrative Frakull e Madhe. Ndërkohë, mësohet se përgjimet kanë nisur që në fillim të gushtit dhe më pas është arritur të zbulohet se lënda narkotike ka mbërritur në oborrin e shtëpisë së ish-kryekomunarit.