Drejtuesi i një “Benz”-i u bën ‘zbor’ policëve, i jep gaz makinës dhe largohet. Efektivët u sulen gazetarëve

171
Sigal

Një skenë e pazakontë, e ngjashme me ato të filmave, ka ndodhur mesditën e sotme te Varri i Bamit në Tiranë.

Gjatë një operacioni anti-drogë policia i kërkoi drejtuesit të një makine “Benz” që të ndalojë dhe të dalë nga automjeti.

Por ai nuk u është bindur urdhrit të efektivëve, duke u larguar me shpejtesi sketerrë.

Pranë automjetit mund të shihet një polic me uniformë dhe dy civilë që i bëjnë thirrje vazhdimisht shoferit të “Benz”-it që të hapë derën.

Pasdështojnë të ndalojnë drejtuesin e makinës, efektivët u kthehen gazetarëve të pranishëm. Në një moment policët shtrijnë përtokë gazetarin Ergys Gjençaj duke mos e lejuar të filmojë me celular dhe i marrin telefonin.

Meqënëse iu iku i kërkuari, policët merren me gazetarët se pse po filmojnë!