Dosja “Habilaj”, policia e Vlorës jep detaje për mega-operacionin “Banda e Babicës”

452
Drejtori i Policisë së Vlorës, Gentjan Shehaj nëpërmjet një deklarate për shtyp bën me dije se po punohet ende për të arrestuar persona të tjerë në kuadër të mega -operacionit “Banda e Babicës”, ku u sekuestrua 4 ton Cannabis Sativa, armë gjahu, municion luftarak, mjet lundrues dhe u arrestuan dy shtetas.
“Operacioni për identifikimin dhe kapjen e pjestarëve të bandës së Babicës, gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike që mund të jetë fshehur nga kjo bandë është në vijim”,- tha ai.

Policia e Vlorës në sinkronizim të plotë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka vijuar kontrollet në disa objekte dhe prona në pronësi të vëllezërve Habilaj, për kapjen e pjestarëve të kësaj bande, por edhe sekuestrim të lëndës narkotike, pasi dyshohej se në këto objekte mund të kishte sasi të lëndës narkotike të fshehur.
Policia e Vlorës ka vijuar punën për identifikimin dhe sekuestrimin easeteve dhe pasurive që rrjedhin nga kjo veprimtari kriminale ku ka referuar në Prokurori materialet në ngarkim të vëllezërve Habilaj, për veprën penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, për 3 aktivitete biznesi, 5 automjete dhe një mjet lundrues.
Po në këtë kuadër po bashkëpunohet me Drejtorinë e Përgjthshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për evidentimin dhe bllokimin e llogarive bankare të këtij grupi kriminal.
Në lidhje me aktivitetin kriminal të këtij grupi theksojmë edhe njëherë faktin se Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në datën 30 Prill 2017 ka referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda materialet proceduriale për grupin kriminal të njohur si “Habilaj”, pas informacioneve të siguruara për aktivitetin kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve.
vijon
Sigal