DOKUMENTI/ Arta Marku udhëzon ngritjen e një strukture të posaçme për pasuritë e personave që kanë lidhje me krimin

442
Sigal

Kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku ka urdhëzuar ngritjen e një strukture të posatshme për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të personave që i kanë vendosur me veprimtari të paligjshme, trafik droge, organizata kriminale, korrupsion, etj.

Udhëzimi do të jetë në fuqi deri në ngritjen e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Seksioni i posaçëm për hetimin pasuror do të ngrihet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Arta Marku kërkon që prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore përmes burimeve ndryshme, të hapura ose jo; media, zyrat e prokurorive, policia e shtetit, ministria e Drejtësisë, SHISH apo të tjera institucione menjëherë por jo më vonë se dy muaj nga hyrja në fuqi e udhëzimit të identifikojnë personat për të cilët ka hetime apo vendime të formës së prerë, shqiptarë apo të huaj me banim në Shqipëri.