Dogana në duart e trafikantëve Ja si kaluan të pastër 2 kamionë me drogë dhe 1 me emigrantë. Si këmbehet kanabisi me heroinën e Turqisë

570
Sigal

Ja si kaluan të pastër dy kamionë me drogë e një me emigrantë nga doganat shqiptare

Policia e shtetit ka bastisur ambientet e agjencive doganore të Tiranës, duke kontrolluar dhjetëra zyra dhe automjete. Kontrollet u kryen në kuadër të një operacioni të madh kundër paligjshmërisë, vetëm pak ditë pas bastisjeve në portin e Durrësit. Kontrollet në port u kryen me vëzhgim nga ajri me anë të një droni. Ndërkohë Ora News ka zbuluar të dhëna konfidenciale nga një raport i institucioneve të sigurisë ku flitet për dy kamionë me drogë që kanë kaluar në pikën e Kapshticës duke u kapur jashtë Shqipërisë si dhe për hyrjen e një kamioni me klandestinë nga Siria, të cilët nuk janë dedektuar nga skaneri.

Tiranë – Policia e shtetit ushtroi një kontroll masiv në ambientet e agjencive doganore në Tiranë në kuadër të një hetimi të madh kundër paligjshmërisë. Gjatë aksionit ku morën pjesë 200 policë, u shoqëruan shtatë persona, ndërsa u sekuestruan edhe vula false si dhe një armë lodër. Bastisjet në zonën e Laprakës në kryeqytet u kryen pak ditë pasi Porti i Durrësit u kthye në arenë të një tjetër operacioni me më shumë se 300 policë, pas alarmit të dhënë mbi mundësinë e kalimit të kontejnerëve me drogë. Bastisja e fundit, e ndodhur më 25 tetor mësohet se është mbikëqyrur me dron për shkak të frikës për dekonspirimin e mundshëm gjatë veprimeve në terren. Pas dështimit të zbulimit me skaner të dy nga katër kontejnerëve të nisur nga Ekuadori me 137 kg kokainë, policia është vendosur në alarm duke verifikuar vetë çdo ngarkesë që mbërrin nga vendet e cilësuara si origjinë e dyshimtë për nisjen e lëndëve narkotike. Të dhëna nga një raport konfidencial pasqyrojnë tri raste të dështuara në zbulimin e dy ngarkesave me drogë dhe një kamioni me klandestinë.

  • Kamioni me targa AA 277 VB u kap me 1.2 ton drogë në Turqi në datën 27 dhjetor 2018, pasi kishte kaluar pa u zbuluar në pikën kufitare të Kapshticës në Korçë. Madje skaneri i kësaj pike kufitare e kishte kontrolluar mjetin dhe e kishte certifikuar si të pastër.
  • Në maj të vitit 2017 kontrolli ka dështuar të zbulojë tre personat nga Siria që ishin fshehur brenda që që kanë arritur të hyjnë në Shqipëri.
  • Rasti më i fundit është ai i kamionit me targa AA 847 UZ i cili është skanuar dhe është kapur në pikën e Kapshticës në datën 13 shkurt 2019.
  • Edhe në rastin e skanimit të kamionit me banane të porositur nga Arbër Çekaj ku ishin fshehur 613 kg kokainë, të cilat u kapën në shkurt të vitit 2018 kontrolli i kontejnerëve është bërë vetëm për shkak të origjinës së dyshimtë të kontejnerit, pasi nuk kishte asnjë të dhënë paraprake për praninë e lëndës narkotike në ngarkesë.

Të dhënat janë nga një raport konfidencial ku pasqyrohen tri rastet e dështuara në zbulimin e dy ngarkesave me drogë dhe një kamioni me klandestinë.