Divjakë, rindërtohet ura nga përmbytjet e 7 janarit, riparohet nga ushtria

456
Ura e dëmtuar e Biçukasit që lidh 6 fshatra në Divjakë është riparuar nga forcat e ushtrisë. Ura që u shërben rreth 2 000 banorëve u dëmtua nga përmbytjet e një jave më parë. Në Biçukas të Divjakës është ndërtuar brenda tre ditëve ura e dëmtuar nga përmbytjet e 7 janarit. Teksa ka inspektuar urën e rindërtuar nga puna e ushtrisë, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se forcat ushtarake do të jenë gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar banorët për nevojat jetike të tyre, siç ishte rasti i ndërhyrjes në Çërmë për izolimin e argjinaturës së çarë.

Ura e Biçukasit u shërben rreth 2 000 banorëve dhe është e vetmja lidhje e 6 fshatrave të Tërbufit dhe Grabjanit me akset nacionale. Fermerëve ura u nevojitet edhe për nxjerrjen në treg të prodhimeve bujqësore dhe për lëvizjen e arsimtarëve e nxënësve të shkollave.
Sigal