Një objekt është djegur në lagjen Zinxhira. Burimë bëjnë me dije, se objekti i përket Vasil Xhihanit, person i komunitetit rom.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe zjarrfikësja, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, pasi rrezikonin kasollet e tjera aty pranë.
Siç shihet dhe në pamje, kasollja është djegur tërësisht, ku paraprakisht dyshohet se shkaktar për zjarrin mund të kenë qenë shkëndija elektrike.