Digjet makina e kreut të OSHEE, Ardian Çela

336
Automjeti i administratorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është gjetur i djegur mëngjesin e sotëm.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi pak pas mesnatës, në lagjen nr.1 të Durrësit, në garazhin e pallatit ku banon kreu i OSHEE­së, Ardian Çela, shkruna Panorama.
Automjeti tip Range Rover është përfshirë nga flakët, të cilat e kanë shkrumbuar plotësisht. Zjarrëfikëset kanë mundur të shuajnë flakët, duke shmangur përhapjen e zjarrit dhe djegien e mjeteve të tjera që ishin aty pranë.
Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe heton për të zbardhur shkaqet e zjarrit, ndërsa nuk përjashtohet as një zjarrvënie e qëllimshme për shkak të detyrës.
Sigal