Dibër, vëllai kërkon të motrën, katër ditë e zhdukur

472
Një 36 vjeçare është larguar nga banesa dhe familjarët dyshojnë se ajo mund të jetë mbytur në Rezervuarin e Grezhdanit

Ka qenë i vëllai i të resë, T. K 35 vjeç, banues në Herbel-Maqellarë i cili ka denoncuar më 13 qershor largimin nga banesa të motrës së saj.

“Menjëherë policia e Dibrës ka nisur kërkimet për gjetjen e saj, ku gjatë ditës së djeshme kanë ardhur në ndihmë edhe Polumbarët e Reneas duke kontrolluar në Rezervuarin e Grezhdanit, (vend ku dyshohet nga familjarët që mund të jetë mbytur). Shtetasja e humbur vuante nga depresioni dhe mjekohej për këtë” informon policia.
Nga kërkimet e deritanishme nuk është bërë e mundur gjetja e saj.
Sigal