Dhunuan fizikisht baballarët e tyre, arrestohen 2 të rinj

397
Policia e Vlorës arrestoi në flagrancë 2 persona, pasi kanë dhunuar fizikisht baballarët e tyre.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit Xhejmsi Rapaj, 18 vjeç, dhe Florjan Skënderaj, 24 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Mësohet se 18-vjeçari Rapaj u arrestua në banesën e tij në lagjen “24 Maji”, pasi ka dhunuar me grushta, për motive të dobëta, babain e tij, shtetasin G.R. 54 vjeç.
Ndërsa Florjan Skënderaj, u arrestua në banesën e tij në lagjen “Pavarësia”, pasi ka dhunuar fizikisht babain e tij, shtetasin V.S. 56 vjeç.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu dërguan Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”.
Sigal