Dhunoi tatimorët gjatë kontrollit për faturat, pranga 56 vjeçarit në Lezhë

479
LEZHË – Një 56-vjeçar nga Lezha është arrestuar se është konfliktuar fizikisht me 2 punonjës tatimorë të cilët po ushtronin kontroll për dokumentacionin tatimor në dyqanet në pronësi të tij.
Mësohet se i arrestuar është Aleksandër Përndoka, i cili sipas policisë ka dhunuar fizikisht L.D, 51 vjeç, dhe B. L, 28 vjeçe të cilët ishin duke ushtruar detyrën e tyre duke kontrolluar dokumentacionin tatimor të 56-vjeçarit, në kuadër të operacionit kundër informalitetit.
Mesa duket ky i fundit nuk ka qenë në rregull me dokumentacionin duke kundërshtuar raportin e dy tatimorëve. E ndërsa nuk ka ka aritur do t’i bindë me fjalë 56-vjeçari ka përdorur forcën.
Pas këtij momenti kanë ndërhyrë efektivët e policisë të cilët kanë ndërhyrë menjëherë kanë vënë në pranga Përndokën.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Goditje per shkak te detyres”, parashikuar nga neni 237 i K.Penal. 
Sigal