Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkë me tre shtetas të tjerë një punonjës policie.
Sipas mediave greke, polici që shërben në shërbimin e sigurisë së ishullin e Rodosit ka denoncuar se është sulmuar nga 42-vjeçari dhe tre të huaj të tjerë.
Sipas denoncimit, katër të huajt e kanë goditur atë në kokë, gjoks dhe bark, duke e plagosur lehtë.
Bëhet me dije se gjatë këqyrjes së makinës së 42-vjeçarit shqiptar iu gjet dhe iu sekuestrua një thikë me gjatësi rreth 17 cm.