Dhunohet në farmacinë e tij, UISH: Drejtësia të zbardhë aktin e dhunës mbi farmacistin

478
Urdhëri i Farmacistëve ka denoncuar dje një rast të dhunimit të punonjësit të tyre në detyrë. Kështu, në një deklaratë të UFSH thuhet se farmacisti Ferdinand Xhoga është dërguar në spital, pasi mbi të është ushtruar dhunë. Sipas Urdhërit të Farmacistëve, ky është rast i përsëritur, teksa kërkohet nga instancat shtetërore që të merren masat përkatëse për ta ndaluar këtë fenomen. UFSH nuk specifikon rrethanat sesi ka ndodhur dhunimi i Xhogës, përpos faktit që ai është rrahur në farmacinë e tij.
Sigal