Dhunohet dhe grabitet shoferi shqiptar nga 4 italianë të maskuar

437
Katër italianë të armatosur me kallashnikovë dhe maska kanë grabitur një kamion që transportonte materiale të shenjta që ishin të destinuara për Caritasin. Ngjarja ka ndodhur në Foggia dhe në pranga mësohet se janë vënë të katër autorët dyshuar. Kamioni drejtohej nga një shqiptar, i cili është dhunuar gjatë grabitjes. Bëhet fjalë për Amerigo Elia, 50 vjeç, i cili ishte në mbikëqyrje nga policia, Roberto Romanelli, 28 vjeç me precedentë penalë, Giuseppe Lapenna, 42 vjeç, në mbikëqyrje nga policia dhe Riçardo Lotito, 29 vjeç, me precedentë penalë. Të katërt ishin duke udhëtuar me një Audi A4, kur e kanë ndaluar kamionin në zonën e Foggia dhe kanë keqtrajtuar shoferin shqiptar, i cili është shtruar në spital ku do të qëndrojë për 10 ditë. Më pas janë larguar, por janë kapur nga karabinierët.
Sigal