Policia e Shtetit ka dalë në një konferencë për shtyp, për të dhënë detaje mbi dhunimin që iu bë mëngjesin e sotëm në Tiranë, avokatit Sokol Mëngjesi, nga katër persona.
Ata janë identifikuar si Romario Tabaku, 26 vjeç, Dorian Alia, 32 vjeç, Drivald Alia, 21 vjec dhe Elton Kasaj, 33 vjeç. Ndërkohë Policia sqaron se Romario Tabaku ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes me mjetin e tij tip ‘Audi’.
Po ashtu mësohet se një nga autorët, Dorian Aliaj, i cili dyshohet se është organizatori, u vetëdorëzua. Tonin Vocaj shtoi se policia ka vendosur në dispozicion 20 mijë euro për çdo informacion që do të çojë në kapjen e autorëve të tjerë.
“Rezulton se Sokol Mëngjesi me profesion avokat, është goditur për shkak të detyrës. Avokati ka përfaqësuar ligjërisht një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të nënshkruajnë aktet ligjore. Vazhdohet operacioni për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Për çdo informacion, 20 mijë vihen në dispozicion. Tani është vetëdorëzuar Dorian Beqir Aliaj”, tha Tonin Vocaj. Sipas policisë, Sokol Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës.