Dhërmi, kamarieri gjendet i vrarë në plazhin ‘VIP’, e rrahu pronari

555
Sigal

DHËRMI – Një person është dhunuar për vdekje në plazhin e Dhërmiut, në një zonë mjaft të frekuentuar nga pushuesit. 28-vjeçari me inicialet D.V, nga Elbasani, i cili punonte kamerier në një lokal plazhit, dyshohet se është dhunuar me mjete të forta nga pronari për një borxh të pashlyer prej 500 mijë lekësh të reja. I riu nga elbasani kishte vetëm 10 ditë që kishte nisur punën në lokal.  Policia ka shkuar në vendngjarje pas njoftimit nga ana e qytetarëve të cilët kanë gjetur edhe trupin e pajetë në bregdet rreth orës 10:50 të mëngjesit të sotëm, ndërsa deri më tani janë shoqëruar disa persona.