Detajet/ Ja pse djali e vrau nënën e tij

413
Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e së enjtes qytetin e Elbasanit. Ardit Zenelhoxha, akuzohet se ka mbytur nënën e tij rreth orës 07:10. Krimi brenda familje ka ardhur në mënyrë të papritur për të afërmit dhe fqinjët, që e njihnin 30-vjeçarin si person të qetë dhe të edukuar. Arditi, i pa martuar, ka mbytur me duar nënën e tij 69-vjeçe Nedije Zenelhoxha, ndërsa ajo ndodhej në gjumë në dhomën e saj. Nga hetimet paraprake dyshohet se veprimi ekstrem i tij ka ardhur në kushte të rënda psikologjike. I riu ishte prekur nga episode depresive pasi një javë më parë ishte larguar nga puna.
Sigal