Detajet/ Furgoni i pasagjerëve u përmbys në hyrje të tunelit të Murrizit, pamjet nga aksidenti i frikshëm me 4 të plagosur

62
Sigal

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksidentin që ndodhi sot në hyrje të Tunelit të Murrizit.

Një furgon i transportit publik i cili po udhëtonte nga Peshkopia në drejtim të Tiranës është përmbysur në hyrje të tunelit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të kësaj të marte. Siç shihen nga pamjet, mjeti ka përfunduar i përmbysur në rrugë.