Detajet/ Flakët përfshinë garazhin e një pallati në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

40
Sigal

Zbardhen të tjera detaje nga zjarri që ka rënë në një pallat në Astir. Vatra e zjarrit ra në parkingun e një pallati, dhe si pasojë

Nga të dhënat e para ka dyshime se  kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, ku një person që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë flakën makinës së tij, duke djegur dhe një mjet tjetër që ndodhej pranë. Në vendngjarje kanë shkuar 4 makina zjarrfikëse dhe 20 forca, që bënë të mundur evakuimin e banorëve dhe fikjen e zjarrit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërkohë aktualisht po bëhet edhe ajrosja e ambienteve të pallatit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të plota të incidentit.