Detaje tronditëse nga krimi makabër në Pogradec/ I gjeti një mesazh dhe do vriste vajzën, gjyshja ndërhyri…

255
Sigal

Një i afërmi i të moshuarës që u masakrua dje nga djali ka treguar se ka autori ka tentuar të vrasë vajzën e tij 15-vjeçare pasi i ka gjetur një mesazh në telefon.

Gjyshja ka ndërhyrë për të shpëtuar mbesën, por kjo tentativë e saj rezultoi fatale.

Të afërmit janë shprehur se autori 44-vjeçar, Olsi Çekiçi, ka dashur të vrasë të bijën 15 vjeçe, për shkak të telefonit, por ka ndërhyrë e ëma e tij për të mbrojtur mbesën.

Pikërisht këtu ka nisur gjithçka dhe ka përfunduar me vrasjen tragjike të të moshuarës, ndërsa 15-vjeçarja, që ka parë gjithë ngjarjen, ka njoftuar policinë dhe është larguar nga banesa me biçikletë.

Ndërkohë, sot familja ka hapur dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit të moshuarën Firdes Çekiçi.