Detaje të reja/Mbytja tragjike e 17 vjeçares, Indriti tentoi t’ia mbathte pasi u fut në market

123

Shumë piklpyetje ka mbytja e 17-vjeçares Enisa Doda në Velipojë. Pronari i mjetit lundrues, motorit të ujit nga ku ra dhe humbi jetën adoleshenjta, ka rrëfyer se ka qenë një çift pushuesish, ata që e kanë sinjalizuar për mbytjen e së ndjerës. Ai rrëfen më tej se e ka pyetur të riun për Enisa Dodën dhe i ka thënë që ta dërgonte tek vendi ku pretendonte se ia ka dorëzuar xhaxhait, por që Indriti kishte dashur t’ia mbathte me preteksin se do blinte një shishe ujë.

”Në këtë moment u futa në ujë me një motoskaf tjetër dhe gjeta Indrit Bajraktarin të kthehej me not. E pyeta se ku e kishte lënë vajzën dhe më tha që ia kishte dorëzuar xhaxhait të saj në breg, po unë dyshova dhe nuk e lashë të largohej. Nga Viluni e deri në Velipojë, ecëm për 20 minuta dhe e pyeta gjithë kohës se ku e kishte çuar vajzën. I kërkova që të më dërgonte në vendin që e kishte lënë vajzën. Indrit Bajraktari u ndalua në një super market për të blerë ujë dhe tentoi të largohej me motorin që kishte ardhur deri në Velipojë. E ndalova dhe lajmërova policinë”.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 gusht 2020, teksa 17-vjeçarja bashkë me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari po bënin një xhiro me motor uji në det. Trupi i të miturës u gjet në një largësi rreth 700-800 metra nga bregu. Një ditë më vonë, u arrestua Indrit Bajraktari i cili ishte edhe drejtuesi i motorit. Ky i fundit nuk ka pranuar të dëshmojë para oficerëve dhe ka thënë se do të shprehet vetëm para togave të zeza. Kjo ngjarje ka sjellë edhe pezullimin e lëvizjes me mjete motorike në plazhin e Velipojës.