Detaje/ Ekzekutimi i shqiptarit në Itali, dyshimet e policisë: U vra nga bandat për…

608
Të tjera detaje dalin në dritë për ngjarjen e ndodhur një natë më parë në Torino të Italisë, ku një shqiptar u ekzekutua me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pak pas mesnate teksa shqiptari i ekzekutuar është Shpëtim Frashëri 39 vjeç, i njohur me nofkën “Çimi”.
Sipas medias italiane cronacaqui.it, agjentët e skuadrës Flying, të udhëhequr nga prokurori Vito Sandro Destito, kanë nxjerrë hipotezën se vrasja e 39 vjeçarit mund të jetë bërë si pasojë e përplasjes mes dy bandave shqiptare për cësthje prostitucioni. Policia ka vënë në ndjekje 2 persona si autorë të dyshuar.
Ngjarja:
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Torino, dhe sipas dëshmitarëve, kanë qenë dy persona të paidentifikuar që qëlluan me armë ndaj shqiptarit 39-vjeçar Shpëtim Frashëri.
Ky i fundit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, mbeti i plagosur në gjendje të rëndë dhe u dërgua në spital, ku dhe fatkeqësisht ndërroi jetë. Policia italiane thotë se autorët qëlluan tre herë me armë.
Sigal