Dështon rekursi për dosjen “Dajti”

305
Gjykata e Lartë ka shtyrë sërish shqyrtimin e rekursit të Prokurorisë për një vendim të dhënë nga Apeli i Krimeve të Rënda për të akuzuarin, Dritan Dajti. Gjykata e Apelit vendosi në dhjetor të vitit të kaluar rikthimin për shqyrtim të dosjes “Dajti” në Gjykatën e Shkallës së Parë, duke argumentuar vendimin e vet me shkeljet e shumta proceduriale, që nga mungesa e avokatit gjatë gjithë procesit. Procesi ndaj tij u kthye në një serial pa fund që eci përmes 278 seancave, por krijoi edhe preçedentin e mosgjetjes së një avokati, si dhe pati edhe gjyqtarë të kërcënuar, disa prej të cilëve gjatë atij gjykimi u morën në mbrojtje.