Dëshmitë e reja nga pallati ku ra zjarri: Ashensori kishte probleme. Tragjedia e ka një përgjegjës, iku një jetë njeriu

425
Një ditë pas tragjedisë në pallatin ku ra zjarri në ashensor, e për pasojë humbi jetën 29-vjeçarja Drilona Duriçi, flasin banorët. Një prej banorëve, Kastriot Kuka teksa flet për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ shprehet se pallati nuk ka një administrator zyrtar.
“Ne nuk jemi eksperte dhe nuk flasim dot. Kohët e fundit kemi pasur probleme me energjinë elektrike. Ka pasur luhatje me energjinë. Stakimet i rregulloi tekniku i ashensorit dhe ai na tha është se ai ishte në rregull.”, pohoi Kuka, një prej administratorëve për gazetarin e ‘News24’ Mariglen Mërtiri. Mes të tjerash ai tha se këto pagesa për rregullimin e ashensorit kanë qenë vullnetare, ndërsa shtoi se shtatorin e vitit të kaluar kishin paguar nga 69 mijë lekë të vjetra.
“Bashkinë nuk e kemi parë në asnjë pozicion. Kemi pasur probleme me OSHEE-në. Luhatja e tensionit 3-4 javët e shkuara. Tekniku bënte kontrolle ashensorit dy herë në muaj. Në pallatin ngjitur dy familje probleme me pajisjet për shkak të energjisë, kanë bërë ankesë. Ashensori hapej kur ikte energjia, kishte emergjencë. Pa një përgjegjës, kjo situatë nuk duhet të dale pasi është jete njeriu. Edhe sot nuk ka asnjë person që të interesohet për këtë situatë.”, tha Kuka.
Mes rrëfimeve të dëshmitarëve të ngjarjes së tmerrshme është dhe ai i një banori që mundi t’i mbijetonte tragjedisë së djeshme që tronditi mbarë opinionin publik. “Isha vetëm në shtëpi. Hapa derën atëherë me erdhi goditja e tymit se nuk dija çfarë u be. Mendova mos më bëri ndonjë masë në shtëpi dhe u dogj. Mbeta brenda në shtëpi, dol në ballkon pastaj theva derën e tarracës për të mos u asfiksuar. Demi në shtëpi më shkon thuajse 200 mijë euro”, pohoi banori i pallatit.
Zjarr i përmasave të mëdha ra dje paradite në zonën e Freskut, ndërsa rezultoi fatal për një 29-vjeçare, e cila u nxorr e karbonizuar nga ashensori i pallatit ku jetonte. Mësohet se e reja ishte e martuar dhe nënë e një fëmije të vogël, ndërsa bashkëshorti i saj jetonte në Gjermani. Drilona Durici ka qenë duke hyrë për në banesë kur ra zjarri, pasi kishte bërë pazar dhe në dorë kishte çantat me ushqime.
Sigal