Denoncimi i RËNDË! Policia e Vlorës trafikon qenie njerëzore për 1500 euro

433
Një denoncim i rëndë ka ardhur këtë të diel në adresë të Policisë së Shtetit, e konkretisht të asaj të qytetit të Vlorës. Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar pak minuta më parë përmes një statusi në rrjetin social denoncimin e një qytetari, i cili pretendon se policia e Vlorës ka nisur t’i kryejë vetë ato që ka për detyrë t’i luftojë… rastet e trafikut të qenieve njerëzore. Denoncuesi shprehet se e ka provuar vetë që përmes parave të mund të shkojë në një vend të Evropës. Shuma që përmend denoncuesi është 1500 euro, të cilën ai ia ka dhënë oficerit të policisë në mënyrë që të mund të largohej si emigrant në Zvicër. Për më tepër lexoni mesazhin i cili jep dhe detajet e komunikimit mes denoncuesit dhe oficerëve.

“Ja se si çunat e krimit ne Vlorë bëjnë trafikun e qenieve njerëzore për 1500 euro gjobë!
Lexoni mesazhin e qytetarit digjital. Sb
“Përshëndetje, doktor, desha të shpreh juve një diçka, unë Kam një deportim nga Zvicra, dhe jam dhe vetë i ndërgjegjshëm që kam thyer ditët, e qëndrimit në Evropë, gjithsesi thashë ta provoja njëherë, të prisja një biletë dhe të ikja nga porti i qytetit tim, Vlora, vete te polici për të vulosur, më tha po s’kalon dot ti, i thashë të them të drejtën e di, por mendova ta provoj megjithatë i thashë s’ka problem. Dale, më tha, ku vete? Do kthehem, i thashë, Dale, tha ,kemi dhe një mundësi për ty, po i thashë, të kuptova. Sa doni t’ju jap , 100 euro, haha qeshi ça thua or djalë tha , pse pazar kaposhash po bëjmë këtu tha, po sa do o vëlla i thashë, më tha futu pak te ajo zyra atje se do vi shefi madh tha të sqarojë , u futa atje , erdhi një eprori i tij dukej, më tha djalë ne s’mund të rrezikojmë punën për 100 euro se kemi dhe shkb nëpër këmbë , I thashë po un s’ju thash gjë ju vet po thoni, bëj 1500 euro tha hajde këtu, të marr për dore të fus në traget tha, dhe andej tha të nxjerr një miku im me kamion tha, doktor s’dua të zgjatem shumë po ju them që porti Vlorës është bërë bazë parash për kokat e policisë këtu, me respekt djali nga Vlora, anonim”.
Sigal