Dënohet shqiptari në Greqi…Përdhunoi nënën për të nxjerrë ‘dufin’ e femrave

528
14 vite burg është dënimi që ka marrë nga gjykata e Selanikut një 29-vjeçar shqiptar i shpallur fajtor për përdhunimin e nënës së tij në banesën e familjes, gjatë tetorit të vitit të kaluar.
Familja jeton në Analipsi, vend në Greqi, rrethinë e Selanikut. Ishte vetë nëna 58-vjeçare e shqiptarit, e cila ju drejtua policisë për të denoncuar abuzimin e rëndë nga djali i saj, i cili u gjet fajtor nga trupa gjykuese, për përdhunim dhe incest.
Nëna ka qenë dëshmitare në gjyqin e së birit, por gjatë një momenti ajo ka ndjerë dobësi, duke kërkuar tërheqje të padisë, me argumentin se e kishte falur djalin e saj e donte ta rikthente në gjirin familjar. 
Një veprim të rëndë, shqiptari tha se e kishte kryer nën efektin e alkoolit, ndërsa gjatë procesit gjyqësor ai ka shprehur pendesë të thellë për gjestin e rëndë ndaj personit që e solli në jetë. Gjatë dëshmisë së tij, i riu ka thënë se ndodhej në gjendje depresive, dhe se kishte kaluar një situatë të vështirë, një traumë, pas një zhgënjimi që kishte pësuar vite më parë në kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Depresion që e shtynte t’i urrente gratë.
Sigal