Dënohet me 5 vjet e 6 muaj burg Vehbi Alimuçaj

480
Gjykata e Tiranës ka dënuar sot me 5 vjet e 6 muaj burg Vehbi Alimuçën, ish-bosin e firmës piramidale Vefa. Më 7 mars 2016, Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 6 vjet burgim për shtetasin Vehbi Alimuçaj, i akuzuar për “Pastrim të produkteve të veprës penale…”. Ndërkohë, për të njëjtin fakt penal, Gjykata e Tiranës ka dënuar me 4 vjet burgim edhe djalin e tij, shtetasin Artan Alimuçaj. Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Vehbi Alimuçaj, i cili ka qenë administrator i firmës piramidale “Vefa”, është dënuar për veprën penale të “Mashtrimit” për një numër shumë të madh personash, rezulton se ka pasur një llogari bankare në një bankë në Hungari në shumën 328 mijë dollarë. Po ashtu, rezulton se në të njëjtën bankë, djali i tij, shtetasi Artan Alimuçaj ka pasur një llogari bankare në shumën 647 mijë dollarë. Sipas hetimit të prokurorisë, rezulton se këto para janë të prejardhura nga aktiviteti i paligjshëm “Mashtrim” i shtetasit Vehbi Alimuçaj deri në vitin 1997, kohë kur u rrëzua skema e tij piramidale.
Sigal