Denigronin adoleshentet me foto intime në Instagram, Gjykata e Korçës cakton masat e sigurisë për dy të rejat

50
Sigal

Tre ditë pas arrestimit me akuzën e pornografisë me të mitur, Gjykata e Korçës ka marrë vendimin për dy vajzat e përfshira në këtë çështje.

Në një seancë që zgjati rreth dy orë e gjysmë, gjykata vendosi masën e “detyrimit për paraqitje” për 19-vjeçaren, ndërsa për 17-vjeçaren u caktua masa e “mbikëqyrjes nga prindërit”.

Dy vajzat dyshohet se janë përgjegjëse për një faqe në Instagram, ku publikoheshin foto, video intime dhe të dhëna për disa vajza adoleshente me fjalë denigruese.

Sakaq, hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të secilës prej tyre.