Dëmshpërblimi për pronën, ish-i përndjekuri lidhet me zinxhirë para ATP-së, arrestohet

424
Sigal

Një ish-i përndjekur politik është lidhur me zinxhirë në shenjë proteste. Ai ka zgjedhur të vendosë zinxhirët në kangjellat e ATP-së, për një dëmshpërblim të mangët.

Bëhet fjalë për Dush Martinin. Ai ka kundërshtuar një vlerësim që shteti i ka bërë pronës së tij në Lezhë, ku për 52 dynym tokë është dëmshpërblyer me vetëm 25 milionë lekë të vjetra.

Mësohet se Martini u shoqërua në Komisariatin nr.2 me pranga në duar, pasi policia pretendon se ai bëri rezistencë.