Dëbohet nga Italia shqiptari, dyshime për lidhje me ISIS

469
Ai konsiderohej si një person me rrezikshmëri të lartë në Itali dhe shteti fqinj e ka dëbuar për në vendlindje, në Shqipëri.
Kur u arrestua në vitin 2016, 22-vjeçari shqiptar ka shprehur vlerësime për të ashtuquajturin Shteti Islamik.Kjo sjellje e tij hodhi dyshime se mund të jetë pjesë e ndonjë organizatë terroriste. Urdhri për dëbimin e tij nga Rimini u firmos nga Ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti. I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte shfaqur disa herë shqetësime të shëndetit mendor të karakterizuara nga iluzione fetare. Në Shkurt të këtij viti, ai kishte thyer arrestin e shtëpisë dhe u ndalua pranë një kishe në Perugia, ku u kërkonte besimtare të krishtere të vizitonin xhaminë, sepse aty do të gjenin zotin e vërtetë, shkruajnë mediat në Itali. Po ashtu, ai bëri bujë edhe me deklaratën kur tha, se donte të takonte Papa Françeskun për t’i thënë të kthehej në mysliman. Radikalizmin e tij, ai e shfaqi edhe gjatë kohës që qëndronte në burg. I riu shqiptar i dërgua për në Shqipëri me një avion nga Bolonja për të Tiranë.
Sigal