Çudia në burgun e Shënkollit, të dënuarve iu gjendet kazan e bërsi rrushi gati për të bërë…

495
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në burgun e Shënkollit në Lezhë. Pas urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko, ka nisur kontrolle edhe në IEVP-në e Shënkollit.
Mësohet se në burgun e Lezhës, të dënuarit po përgatiteshin të nxirrnin raki. Atyre u janë gjetur 10 kg bërsi rrushi që do përdoreshin për të nxjerrë raki. Në burgun e Shënkollit u gjetën edhe pjesë kazani ku do të nxirrej rakia.

Po kështu nga kontrolli policia e burgut ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë edhe 11 celularë dhe një kartë telelefoni.
Sigal