Çfarë po ndodh në Elbasan? Forca të shumta policie ‘rrethojnë’ qytetin

324
Sigal

Qyteti i Elbasanit është blinduar sërish nga forca të shumta policie. Hyrjet dhe daljet e qytetit janë bllokuar me pika të shumta kontrolli.

Postoblloqet janë ngritur pas identifikimit dhe shpalljes në kërkim për të njërit prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

Nuredin Dumani është tashmë në kërkim për këtë vrasje që tronditi Bradasheshin një muaj më parë dhe për dy vrasje të tjera të ndodhura në Durrës, muaj më parë, ku u ekzekutuan dy vëllezërit dhe Haxhia dhe dy të rinj të tjerë.