Burri plagos me thikë në këmbë të riun

219
Sigal

Policia e Korçës është vënë në ndjekje të një 46-vjeçari, i cili dyshohet se është autori i plagosjes me thikë në këmbë të një 28-vjeçari.

Referuar informacionit paraprak të policisë bëhet e ditur se shtetasi E. I., rreth 46 vjeç, banues në Korçë pas një konflikti të çastit dyshohet se ka plagosur me thikë në këmbë shtetasin P. M., rreth 28 vjeç.

Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia është duke punuar për kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.