Burri hidhet nga lartësia në Korçë, detajet e para të policisë

492
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në lagjen “1 Maji” në qytetin e Korçës. Një qytetar i paidentifikuar ende, rreth 65-vjeç ka tentuar t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike duke u hedhur nga shkallët e brendshme të një pallati.
Ndonëse nuk dihen ende shkaqet e këtij akti vetëflijimi, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka transportuar shtetasin P.N drejt spitalit të Korçës ku ndodhet në gjende të rëndë shëndetësore.
Informacion paraprak
Më datë 25.09.2017, jemi njoftuar se në lagjen nr 15 në Korçë, rruga “10 korriku” dyshohet se është hedhur nga shkallët e brendshme të pallatit nr 4, shtetasi P.N, rreth 65 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Ambulanca.
Shtetasi u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sigal