Bulqizë, çantë me drogë në banesë, policia arreston 44-vjeçarin

507
Policia e Dibrës ka sekuestruar në një banesë një çantë me 10 kilogramë kanabis sativë. Në kuadër të operacionit të koduar “Mëngjesi” u vu në pranga Engjëllush Tola, 44 vjeç, banues në fshatin Viçisht, Bulqizë.

Policia sqaron se: “Si rezultat i operacionit nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Engjëllush Tola , u gjet një çantë shpine ku brenda saj kishte 10 pako të mbështjella me natriban të mbushura me lëndë narkotike me peshë 10 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Lënda narkotike dhe çanta e shpinës u sekuestruan në cilesinë e provës materiale.”

Materialet do i referohen Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme, si dhe nga ana e policisë vijojnë hetimet për të zbardhur nëse ka autorë të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.
Sigal