Breshëri kallashnikovi në drejtim të një banesë në Shijak, pronari nuk kallëzon krimin

569
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një banese në Shijak.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme rreth orës 04:00, por pronari i banesës A.Ç nuk ka kallëzuar krimin dhe policia ka nisur procedimin penal ndaj tij.
Në vendin e ngjarjes policia gjeti dhe sekuestroi 19 gëzhoja automatiku. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes.
Njoftimi i policisë: 
5.Më datë 22.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A. Ç. vjeç 52 banues në Shijak, pasi në orën 04:00, në banesën e tij, persona të paidentifikuar, kanë gjuajtur me armë zjarri banesën dhe nuk ka kallëzuar krimin. Në vendin e ngjarjes u gjetën e bllokuan 19 gëzhoja automatiku. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 300, 301, 278/4, 150 dhe 84 i Kodit Penal.
Sigal