Bllokohet tjetër gomone me 605 kg drogë në brigjet e Italisë, arrestohet skafisti shqiptar

614
Duket se ditët e festave të fundvitit, kanë vënë në punë trafikantët e drogës. Një gomone që transportonte drogë drejt Italisë u bllokua dy ditë më parë nga autoritet në zonën e Salentos afër Lecces, ndërsa tre skafistë shqiptarë janë arrestuar.
Po ashtu sot në një tjetër operacion të mbështetur nga Guardia di Finanza është bërë i mundur finalizimi i një tjetër operacioni ndërkombëtar antidrogë në bashkëpunim dhe koordinim.
Mbrëmjen e djeshme Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza në patrullim kanë informuar njësitë e Guardia di Finanza në Pulia dhe menjëherë është ngritur avioni i Frontex duke patrulluar zonën detare ku nga radaret e QNOD ishte gjurmuar një mjet lundrues i dyshimtë.
Si rezultat është bërë e mundur interceptimi i një gomoneje rreth 6 metra më një motor fuoribordo i ngarkuar me lëndë narkotike që lëvizte në ujra ndërkombëtare.
Pas ndjkejes, në afërsi të Leces, GdF ka bërë bllokimin e gomones me dy skafistë në bord, konkretisht një shtetas shqiptar me inicialet A.Gj. 55 vjeç dhe një italian me inicialet A.D. 38 vjeç, si dhe është sekuestruar mjeti lundrues dhe ngarkesa prej 605,7 kg e dyshuar marijuanë.
Të dhënat e tjera janë pjesë e sekretit hetimor pasi vijon shkëmbimi intesiv i informacioneve duke përfshirë edhe forcat policore malazeze.
Sigal