Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës/ Përmbyset trajleri, palgoset shoferi serb

418
Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Durrësit. Burimet policore bëjnë me dije se një trajler me targa serbe ka humbur kontrollin dhe ka goditur mbikalimin e këmbësorëve duke bllokuar kështu edhe trafikun.

Mësohet gjithashtu se nga përplasja ka mbetur i plagosur shoferi i trajlerit, një shtetas serb. Si pasojë e bllokimit të rrugës, mjetet po devijohen në rrugën e mbikalimit të Shkozetit.

Për të bërë të mundur zhvendosjen e kamionit të rrëzuar nevojitet një vinç. Ndërkaq mësohet se shoferi serb është dërguar në spital pasi ka marrë dëmtime nga përplasja por pa rrezik për jetën.
Sigal