Bllokohen 63 emigrantë, rezultuan me dokumente false

400
Sigal

Policia greke ka ndaluar 63 emigrantë, të cilët po tentonin të udhëtonin me dokumente të falsifikuara drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas mediave greke, emigrantë kishin si destinacion vendet si: Gjermani, Itali, Belgjikë, Francë, Zvicër, Mbretëria e Bashkuar, Republika Çeke dhe Holanda, por të gjithë janë ndaluar në harkun kohor prej 8 ditësh.

Nga 63 persona të ndaluar, mes tyre ishin 40 burra, 21 gra dhe 2 të mitur. Ndërkohë, në mesin e të ndaluarve në aeroportin e Kretës kishte edhe persona, të cilët ishin të shpallur në kërkim për veprat të ndryshme, kryesisht vjedhje.