Biznesmeni Shpëtim Shala u ekzekutua nga borxhet e pashlyera?

421
Përpos trafikut të narkotikëve, uniformat blu mësojnë se 38-vjeçari Shpëtim Shala, disa ditë më parë kishte pasur një konflikt për gërvishtjen e makinës. Përpos kësaj, policia po përqendrohet gjithashtu edhe në një pistë tjetër, që ka të bëjë me mos shlyerjen e borxheve. Biznesmeni Shpëtim Shala, sipas burimeve policore luante bixhoz, dhe nuk përjashtohet ekzekutimi i tij për borxhe. 
Kohët e fundit mësohet se ai nuk kishte ndonjë aktivitet tregtar por në mënyrë të vazhdueshme, Shala merrte objekte me qira, si bilardo, lokale, por edhe plazhe private. Policia ka shoqëruar gjatë pasdites së djeshme dhe gjatë natës dhjetëra persona, të cilët pasi janë marrë në pyetje, janë lënë të lirë. 
Babai i tre vajzave u ekzekutua me 6 plumba në kokë mbrëmjen e së djelës dhe u gjend pa jetë në automjetin e tij. Sipas të njëjtave burime, krimi është kryer me anë të një arme “scorpions” me silenciator, ndërsa autorët mendohet të kenë qenë vrasës profesionistë.
Sigal