Bie zjarr në një banesë në Lushnjë, pëson djegie në trup 68-vjeçari, niset me urgjencë në spital

97
Sigal

Një banesë është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në Lushnje. Për pasojë ka pësuar djegie në trup 68-vjeçari që është nisur me urgjencë në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, në banesën e shtetasit P. M., 68 vjeç, ka rënë zjarr dhe për pasojë ka marë djegie në trup shtetasi P. M. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.