Bie nga skela punëtori në Tiranë, me urgjencë në spital, nisin hetimet për kushtet e punës

285
Sigal

Një punëtor ka rënë nga skelat te një pallati i ri në ndërtim në rrugën “Petro Nini Luarasi”, në zonën e “Ali Demit” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Punëtori është dërguar në spital për mjekim, ndërsa raportohet vetëm për plagë të lehta. Policia ka nisur hetimet për kushtet e punës në pallatin në ndërtim.