Bie nga çatia, humb jetën 39-vjeçari shqiptar në Greqi

41
Sigal

Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën këtë të mërkurë në Greqi, në fshatin Pyrgetos të Larisës

Mediat e huaja shkruajnë se shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije ishte duke punuar në një çati, dhe ka rënë nga lartësia, duke gjetur vdekjen.

Autoritetet po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë.