Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën në banesën e tij 60-vjeçari nga Fieri

45
Sigal

Një 60-vjeçar nga Fieri ka humbur jetën pasi e ka zënë korrenti në shtëpinë e tij. Ngjarja, sipas policisë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në fshatin Banaj, ndërsa raportohet se personi ka shkuar në spital pa shenja jete.

“Rreth orës 18:30, në spitalin rajonal të Fierit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi I. M., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Banaj, Patos.

Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij”, thote policia.

Nderkohe grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.