“Berberi” që gjykata la në burg, u kallëzua për dhunë

425
Ditën e djeshme është hedhur dritë edhe mbi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, që ka vendosur të lërë në burg pa afat, berberin e rrugës “Fortuzi”, Taulant Hasanaj. 29- vjeçari, i cili u arrestua katër ditë më parë, sipas policisë, në kushtet e flagrancës, pasi nuk kishte liçencë për aktivitetin e tij, në fakt është kallëzuar nga një punonjëse e tatimeve për ushtrim dhune. Ende nuk bëhet me dije se si qëndron e vërteta e dhunës që i riu, i cili është pronar i dy dyqaneve, një në rrugën ‘Mine Peza’ dhe një në rrugën ‘Fortuzi’, por ai ka mbetur në qeli e madje pa afat.
Personi tjetër që u arrestua po natën që u arrestua Hasanaj, është lënë me detyrim paraqitjeje, pasi ai rezulton të kishte marrë me qera njërin nga ambientet që posedonte Hasanaj. Arrestimi i tyre bëri shumë bujë për shkak të vetë profesionit që kishin dy të arrestuarit, ndërsa pak ditë më parë, e njëjta bujë shoqëroi edhe arrestimin e një kamerieri, i cili pas hetimeve të para, rezultoi të ishte jo vetëm i pafajshëm por edhe që ishte provokuar nga klienti që u kthye në ‘shembull’ qytetarie, duke ngritur në këmbë një polici shteti, për të rrethuar 23-vjeçarin që shërbente si kamerier në barin e sherrit.
Sigal