Berat, rrëzohet mikrobusi; një viktimë

447
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Pashalli të Beratit. Një mikrobus, i drejtuar nga shtetasi me iniciale Y.V. është rrëzuar pranë Gurores dhe si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen shtetasja F.H., 54 vjeç. Nga ky aksident është plagosur lehtë edhe bashkëshorti i saj, 60-vjeçari me iniciale Z.H. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat po punojnë për shkaqet e këtij aksidenti. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme.
Sigal