Berat, 60-vjeçari me makinë aksidenton një person me biçikletë

653
Sigal

Një persona i cili po udhëtonte me biçikletë ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore, në Otllak.

“Mjeti tip Benz me drejtues shtetasin F.N, 60 vjeç, banues në Berat, është përplasur me një biçikletë e cila drejtohej nga shtetasi B.M, 51 vjeç, banues në Berat. Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i biçikletës”, thotë policia.

Po sipas uniformave blu nga veprimet e para drejtuesi i biçikletës rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.