Bën për spital të 49-vjeçarin, prangoset. Ja emri

506
Plagos me mjete të forta në kokë një person, arrestohet në flagrancë nga policia autori i dyshuar.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua Ulvi Cami, 37 vjeç, banues në Gjoricë-Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi një ditë më parë rreth orës 17:30, në fshatin Gjoricë, për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta në kokë shtetasin L.Xh., 49 vjeç, banues po në Gjoricë.

Policia informon se i dëmtuari ndodhet në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.
Sigal