Avokatët Antikorrupsion, letër urgjente Tahirit: Policët Rrugorë po rrjepin qytetarët

452
Sigal

Dje shoqata e Avokatëve Antikorrupsion i dërgoi një letër Ministrit të Brendshëm për shqetësimet e lindura me policët Rrugorë, që  po rrjepin qytetarët. Ky është një problem që kemi konstatuar kohët e fundit nga një grup policësh që veprojnë në kundërshtim me ligjin, duke ju bërë presion në emër të shtetit qytetarëve, ose për t’ju marrë paratë, në përmjet presionit, pa dokument i bllokojnë qytetarëve mjetin,  Dhe nëse as pas këtij bllokimi, shoferët nuk pranojnë të paguajnë nën dorë, atëherë i dërgojnë në komisariat. Si qytetarëve shqiptarë, ashtu edhe të huajve, ky është një realitet që shfaqet ngado në Tiranë dhe në të gjitha rrethet e tjera.Prandaj, shoqata i dërgoi dje, ministrit të Brendshëm këtë letër.